EMRI/Kapet ‘i forti’ i Fierit, me armë, shpata dhe pjesë e grupit...

EMRI/Kapet ‘i forti’ i Fierit, me armë, shpata dhe pjesë e grupit të njohur kriminal

162
0
Shares

FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier kanë kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale” si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Aktualisht ky shtetas ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

•Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY