Policia e Kurbinit zbardh një plagosje të vitit 2012, por autori është...

Policia e Kurbinit zbardh një plagosje të vitit 2012, por autori është vrarë dy javë më parë

118
0
Shares

Policia e Kurbinit ka arritur të zbardhë një plagosje të ndodhur më shumë se 6 vite më parë dhe 14 ditë pas vrasjes së autorit.

Me anë të një njoftimi, thuhet se janë referuar në Gjykatën e Kurbinit, provat ligjore të dokumentuara për ngjarjen e ndodhur më 5 shkurt të vitit 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale H.M.

Sipas policisë lokale, autor i plagosjes është “shtetasi I. P., i vrarë me armë zjarri më datë 06. 09. 2018″.

Më 6 shtator të këtij viti, në Kurbin u vra me armë zjarri Indrit Pepa dhe dyshimet janë pikërisht për hakmarrje për shkak të një plagosjeje të ndodhur vite më parë në Mamurras.

Viktima Indrit Pepa mësohet se jetonte jashtë vendit dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa familja e tij qëndronte e ngujuar prej 6 vitesh, kohë kur kishte ndodhur dhe plagosja.

Në njoftimin e datës 6 shtator, policia lokale sqaronte se kishte bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin me iniciale A.M, 49 vjeç, banues në Mamurras i cili është shpallur në kërkim. Shtetasi A.M, është i afërt i të plagosurit në vitin 2012, H.M.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY