Provimet e vjeshtës, këto janë datat për maturantët mbetës

Provimet e vjeshtës, këto janë datat për maturantët mbetës

141
0
Shares

Ata që i kaluan me sukses provimet e maturës, këto ditë të fundit të gushit janë në pritje të publikimit të listave të fituesve për në Universitet, të tjerët që nuk ia dolën të paktën në një nga testet e kanë edhe një mundësi të dytë.

Të hënën ata që rezultuan mbetës në provimin e Gjuhës së Huaj i kanë testuar sërish njohuritë në këtë provim.

Në total janë rreth 3 mijë e 5 maturantë të vlerësuar me notë negative, që duke nisur nga data 27 gusht do të japin provimet e vjeshtës.

I dyti është ai i Gjuhës Shqipe dhe do të zhvillohet më datën 30 gusht. Ky provim do të pasohet me atë të matematikës më datën 3 shtator, ndërsa testimi i fundit do të jetë ai i lëndëve me zgjedhje që do të zhvillohet më datën 7 shtator.

Tezat nuk do të jenë po ato në të cilat u testuan maturantët në qershor, por rezulton se niveli i vështirësisë do të jetë po i njëjti, me synim që të gjithë të vlerësohen në mënyrë të barabartë.

Por edhe këta maturantë e kanë një mundësi për të nisur studimet e larta. Regjistrimet për ta në portalin U-Albania do të nisin në raundin e dytë që fillon më 15 shtator dhe përfundon më datën 20 të po këtij muaji.

Po ata që kanë mesatare nën notën 6 dhe nuk mund të garojnë për një vend në Universitetet publike mund të ndjekin programet dy vjeçare profesionale.

Në total janë 49 programe të tilla kryesisht në fushat e veterinarisë, bujqësisë, apo mekanikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY