FOTO & EMRA/Aksident i rëndë në aksin Përrenjas – Qafë Thanë, plagosen...

FOTO & EMRA/Aksident i rëndë në aksin Përrenjas – Qafë Thanë, plagosen 5 gra dhe 2 fëmijë

101
0
Shares

Gjashtë  persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Librazhd – Përrenjas në Përrenjas fshat.

Burime policore thonë se 6 prej të plagosurve janë nga Maqedonia.

Të plagosurit janë, Eleni Koçani 85 vjeç nga Korça dhe Zibrisha Lloga, Istref Lloga, Mendime Lloga, Ermal Lloga, Qemal Lloga dhe Gjinovefa Koçani nga Maqedonia.

Dy nga të dëmtuarit më rëndë janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave.

Informacion paraprak i Policisë

Në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas, në fshatin Përrenjas, mjeti me targa AA 117 lA, me drejtues, shtetasin S. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AW 89560 G me drejtues shtetasin maqedonas I Ll. 36 vjeç , banues ne Strugë Maqedoni.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset T. S., 75 vjeçe, Gj. K,80 vjeçe, E. K.,85 vjeçe banuese në Tiranë, të cilat kanë qenë pasagjere në mjetin që drejtohej nga 45-vjeçari nga Tirana, si dhe janë aksidentuar edhe  shtetasit maqedonas M. Ll., 31 vjeç , E. Ll., 12 vjeç,. Q. Ll., pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi maqedonas,  të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY