Durrës, bie nga shkallët, humb jetën i moshuari

Durrës, bie nga shkallët, humb jetën i moshuari

124
0
Shares
Foto Ilustruese

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Dyshohet se 70-vjeçari mund të jetë rrëzuar nga shkallët e një pallati në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, pranë shëtitores “Taulantia”. I moshuar i jetonte në Itali, dhe kishte ardhur pranë familjes së vajzës për pushime në Durrës.

Ai zgjohej herët dhe dilte për ecje në mëngjes. I moshuari me origjinë nga Korça dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit, dhe u gjet pa jetë në oborrin e pallatit, pranë godinës së Universitetit.

Po sot, herët në mëngjes, ai kishte përcjellë familjet e djemve në Itali, pasi kaluan disa ditë pushime në Shqipëri. Trupi u dërgua në morg për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY