Hysaj paralajmëron Ronaldon:”Nuk ke për ti shënuar Napolit”

Hysaj paralajmëron Ronaldon:”Nuk ke për ti shënuar Napolit”

237
0
Shares

Elseid Hysaj do të jetë nën urdhërat e Ancelotti-t këtë sezon. Napoli do të kërkojë të bëj një hap më tej në kampionat dhe në Europë në drejtimin e teknikut të njohur italian.

Mborjtësi i kombëtares shqiptare sqaron pozicionin e tij për mediat italiane dhe zërat e merkatos.

Në mikrofonët e “Luna Tv”, Carlo Alvino intervistoi mbrojtësin e djathtë të Napolit, në momentin që ekipi i Seria A, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, po stërvitej në “Dimaro-Folgarida”.

“Po dëfrehemi. I kemi mirëpritur në skuadër dhe do të na ndihmojnë shumë. Shpresoj të rikthehet e Ghoulam, kemi edhe Koulibaly-në që është shumë i fortë. Faza përgatitore po ecën mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu,” tha fillimisht Hysaj.

“Duhet të ndryshoj stilin e lojës me Ancelottin? Nuk është problem, Ancelotti mbetet trajner i madh. E di se çfarë kërkon nga unë, do të jap gjithmonë më të mirën në fushë. Ancelotti ka fituar shumë, është trajner i madh. Sarri kishte stilin e tij të lojës, mentalitetin e vet. Janë dy trajnerë që luajnë ndryshe nga njëri-tjetri,” shtoi ai.

I pyetur për transferimin e bujshëm të Cristiano Ronaldos tek rivalët e Juventusit, mbrojtësi kuqezi u shpreh kështu:

“Ronaldo nuk do t’i shënojë Napolit. Siç e dimë të gjithë, ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij. Markimi i tij është një sfidë, që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën gjithçka. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë dieferencën në një ndeshje të caktuar, por jo përgjatë gjithë kampionatit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY