FOTO/BBC tallet me atletet e kryeministrit: Turp, ky ishte suksesi i tij...

FOTO/BBC tallet me atletet e kryeministrit: Turp, ky ishte suksesi i tij në samitin e Londrës

103
0
Shares

BBC, media prestigjioze britanike ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama i cili ishte i pranishëm në samitin e Londrës. Sigurisht, nuk kanë munguar as këtë herë bëmat e kryeministrit të cilat lënë vend për koment.

Në një video të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare në Tëitter shkruan: “Fotoja familjare” është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por këpucët e zakonshme në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment” – thuhet në komentin e BBC.

Ndërkohë kanë ardhur dhe reagimet e para në lidhje me këtë paraqitje jo dinjitoze.

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar ashpër në drejtim të kryeministrit Rama, pas videos së publikuar nga BBC, e cila tallej me atletet e tij.

Paloka thotë se Rama pikërisht këtë do, që ne të merremi me hallatet e tij, dhe të mos i kërkojmë llogari për mungesën e transparencës.

Reagimi i Palokës:

Kur BBC tallet me kryeministrin e Shqiperise , sigurisht nuk eshte momenti te brohorasesh “O sa mire me qen shqiptar”. Por qe ne vazhdojme dhe merremi me atletet e Rames, kjo eshte tallje qe i bejme vetes.

Ai eshte gati te dal dhe lakuriq qe shqiptaret te merren me hallatet e tij e jo me te zezat qe ju ben prej 20 vjetesh qe eshte me pushtet.

Ne mungese te plote transparence, nuk jepet asnje informacion zyrtar per marreveshjen qe ka bere me Tsipras, nderkohe qe burimet e tjera japin lajme tronditese per akte qe nuk mund te quhen ndryshe pervecse tradheti kombetare. Po ne merremi me atletet dhe fytyren prej idioti qe i nxjerr BBC…

Në lidhje me këtë skandal protokolli, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha..

‘Kur të përfaqëson një i sëmurë psikik!’, shkruan ai në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit, Sali Berisha:

Kur të përfaqëson një i sëmurë psikik!

Ja si BBC damkos psikopatin! ‘Duket se dikush i ka harruar këpucët’, tallet BBC.

Ky ishte suksesi i tij ne Samitin e Londrës! Turp!

Shikoni videon e BBC në të cilën thuhet:

‘Fotoja familjare është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por atletet në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale.

Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment’.

https://twitter.com/BBCPolitics/status/1016764074472984578?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1016764074472984578&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2018%2F07%2F10%2Fvideo-bbc-tallet-me-ramen-duket-se-dikush-ka-harruar-kepucet%2F

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY