3.4 mln eurot në Toyota/ Kur do të dalin para gjykatës të...

3.4 mln eurot në Toyota/ Kur do të dalin para gjykatës të arrestuarit

75
0
Shares

Krimet e Rënda kanë vendosur datën se kur do të zhvillohet seanca për vendosjen e masës së sigurisë për të arrestuarit e 3.4 milionë eurove të kapur në portin e Durrësit.Mësohet se seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet në datën 12 në orën 09:00.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, në lidhje me të arrestuarit për çështjen e gjetjes së 3.4 milionë eurove në dy mjete Toyota Yaris.

Letërporosia është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër shtetasve që mbahen të arrestuar për këtë çështje.

Burimet për T.Channel raportojnë se letërporosia në Angli është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë me trafik kokaine.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që mund të jenë pronarët e vërtetë të parave.3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY