“Zotërinj ambasador peshqit e mëdhenj i keni ne krah”

“Zotërinj ambasador peshqit e mëdhenj i keni ne krah”

83
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua edhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë nga foltorja e Kuvendit rreth disa deklarimeve që ata kishin bërë në aktivitetin e Policsë së Shtetit, paraditen e sotme.

Ambasadori britanik tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean, ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se Peshqit e mëdhenj duhet të ndiqen penalisht dhe se institucionet kanë dështuar në kapjen Klemend Balilit, i paguar si “Eskobari i Ballkanit” si dhe ka kerkuar arrestime.

 “Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament”.- reagoi Basha.

Deklaratat e Ambasadoreve:

Ambasadori Duncan:

Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë.

Ambasadori LU:

Shpresojmë që në ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe ish-kryeprokurorit.

Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht. Të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilit. Dy vite më parë DEA bashkëpunoi me autoritetet greke. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një burgim të përjetshëm dhe 15 vite burg plus. Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama, policisë dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën ndaj krimit në mënyrë të pamëshirshme.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY