“A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama...

“A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?”

110
0
Shares

Partia Demokratike akuzoi sërish kryeministrin Rama  se në mënyrë flagrante dhe korruptive vendosi një kompanie fantazëm me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania.

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, Gent Strazimiri tha se Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi të drejta eskluzive mbi linjën ajore AIR Albania. Gjithashtu PD pretendon se kompania fantazëm është krijuar 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë.

Më herët Partia Demokratike publikoi edhe një foto, ku Sinan Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, ishtë i pranishëm në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama. Por PD pretendon qartë  se paratë që po investohen në Air Albania janë kanë origjinë të pistë.

Deklarata e Strazimirit:

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin. Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokratike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive sëbashku me një kompani turke për Aeroportin e Vlorës. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi.– u shpeh Strazimiri.

 “Të kujt janë paratë e Air Albania? Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi? Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës? A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë? Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeveris.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY