EMRI & FOTO/ Policia “i thërret mendjes”, prangos mekanikun për dashurinë

EMRI & FOTO/ Policia “i thërret mendjes”, prangos mekanikun për dashurinë

142
0
Shares

Vrasja e dyfishtë e ndodhur në rrugën “Don Bosko” të premten e javës së kaluar më 8 Qershor, kur Xhafer Mata vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, ka bërë që Policia e Tiranës të ashpërsojë dorën ndaj personave me tendencë përndjekjen e  personave.

Ky është rasti i mekanikut shqiptaro-amerikan Besnik Brahimi 45 vjeç, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda” në kryeqytet. Ai u vu në pranga mëngjesin e të enjtes, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij 21 vite më të re.

Brahimi kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, sërish për akuzën e përndjekjes së 24-vjeçares. E punësuar si shitëse, ajo e kishte denoncuar shqiptaro-amerikanin në Janar të vitit 2017, pak javë pasi ata ishin ndarë pas një lidhjeje një më tepër se një vjeçare.

Për këtë akuzë, mekaniku 45-vjeçar u dënua për një vit e gjysmë. Të mërkurës pasdite, ai e përndoqi sërish dhe pas denoncimit u vu serish në pranga. Që prej të premtes së kaluar, Policia e Tiranës ka regjistruar dy procedime penale për akuzën e përndjekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY