Hajdarmataj ironi me Tahirin: Unë u shkarkova, s’qëndrova në detyrë sa kryepolici...

Hajdarmataj ironi me Tahirin: Unë u shkarkova, s’qëndrova në detyrë sa kryepolici që ruante drogën e Habilajve

118
0
Shares
Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) - Moisi Habilaj (ne rreth djathtas)

Emri i Sokol Bodes, ish-drejtori i Postës në Dhërmi për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest është përmendur edhe sot gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda ku po vlerësohej masa për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Prokurori Besim Hajdarmataj tha se ndonëse për të ka pasur prova që ishte një nga personat që ruante drogën e Habilajve, ai arriti të qëndronte tre vite në detyrën e drejtorit të Postës së Dhërmiut, shkruan BW.

“Unë u shkarkova, nuk munda të qëndroj tre vite në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”,- ka ironizuar me tej Hajdarmataj, teksa kërkonte të gozhdonte ish-ministrin me provën e re, atë të emërimit të Bodes, në një post kyç.

I bindur që Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, prokurori nuk ka nguruar të deklarojë në sallën e gjyqit që ai përbën rrezik për prishjen e provave.

Nga ana tjetër ish-ministri është parë të replikojë me gjykatësen dhe të thotë se për të ishte e njëjta gjë si masa arrest me burg ashtu edhe arrest shtëpie.

“Për mua është njësoj si arresti me burg, si arresti i shtëpisë. Unë nuk kam ndërmend të largohem nga vendi. Këtu do jem për të pritur drejtësinë”,- ka thënë ish-minisitri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY