EMRI/ Elbasan, adoleshentja denoncon 63-vjeçarin: Më përdhunoi dhe më la me barrë

EMRI/ Elbasan, adoleshentja denoncon 63-vjeçarin: Më përdhunoi dhe më la me barrë

195
0
Shares

Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pas denoncimit të një adoleshenteje për përdhunim. Madje burri i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë që në muajin janar është dorëzuar vetë në polici.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Elbasan, u ndalua me iniciativë shtetasi Murat Cangoja, 63 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan.

Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, me shtetasen A. I.,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, vepër kjo e parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY