Gjiknuri ruan stilin e 5 viteve të fundit: Projektet janë gati, priten...

Gjiknuri ruan stilin e 5 viteve të fundit: Projektet janë gati, priten të fillojnë

89
0
Shares

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri raportoi sot para deputetëve të majtë në lidhje me punën 6 mujore në krye të kësaj ministrie.

Gjiknuri tha se është siguruar tanimë financimi i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Banka ka konfirmuar që do të kryejë financimin shtesë. Pra behet fjale për 14 milion USD që kërkoheshin për ta mbyllur veprën”, tha ai.

Referuar Rrugës së Arbrit, Gjiknuri tha se kompania Gjoka konstruksion ka dorëzuar planin e zbatimit.

“Dokumenti do miratohet nga këshillat teknikë. Ndërkaq kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat. Sapo të miratohet plani i zbatimit nis ndërtimi në terren”, sqaroi ai.

Në vijim ai shtoi se  është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shume shpejt do të nise puna ne terren për aksin Kardhiq-Delvinë.

Por autostrada e Elbasanit ka 5 vite që nuk përfundon edhe pse janë vetëm 20 km rrugë. Rreth 2 km kishin probleme me rrëshqitje masive dhe të larta që u kompnesuar me 75 milionë euro të tjera.

E njëjta gjë për rrugën e Arbrit që ka 5 vite që pritet të fillojë. Tashmë e ka marrë me koncesion një kompani mesatare ndërtimesh.

Ndërsa segmenti Kardhiq-Delvinë i ka ngelur zotit në dorë. Një pjesë e tij është ndërtuar para vitit 2013 ndërsa pak kilometra duhej të ndërtoheshin nga qeveritë socialiste. Aksi Kardhiq–Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km. Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos . Sot në këtë aks mbetet e pa financuar një segment rrugor rreth 16.7 km, e cila kërkon një investim prej 40 milionë dollarë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY