VIDEO/ Durrës, shpërthen bombola e gazit, zjarr në katin e pestë të një pallati

Ndaje

Një zjarr qe ra ne një apartament në katin e peste të një pallati 10-katesh në Durrës ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit bregdetar, pranë ish-fabrikës se miellit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij në apartamentet fqinje.

Paraprakisht deklarohet se zjarri është shkaktuar nga plasja e një bombule gazi, megjithatë pritet vlerësimi i grupit hetimor mbi rrethanat dhe shkakun e zjarrit qe nuk regjistroi te lënduar në njerëz.

 

Leni një përgjigje