Kuvendi i Kosovës voton demarkacionin, hapet rruga për lëvizje të lirë

Kuvendi i Kosovës voton demarkacionin, hapet rruga për lëvizje të lirë

99
0
Shares

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi pas katër votimeve të dështuara nga bombat tymuese që u hodhën nga deputetët e vetvendosjes.

Me 80  vota pro,  11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën e gjelbër kësaj marrëveshje.

Ndërkaq deputetët e VV-së, shumica prej tyre, u përjashtuan nga seanca.

Gazi lotsjellës në Kuvend e bën Kosovën “top lajm” edhe në mediat botërore

Në momentin kur është votuar demarkacioni i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Votimi i demarkacionit me Malin e  Zi ka qenë edhe kushti për të nisur procesin e levizjes së lirë në hapësirën Shengen për qytetarët e Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY