Shqiptari që refuzoi ofertën e Trump për të zëvendësuar Donald Lu

Shqiptari që refuzoi ofertën e Trump për të zëvendësuar Donald Lu

157
0
Shares

Ky shqiptar I Amerikës mund të zëvëndësonte në pak muaj ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu por nuk e ka bërë. Bëhet fjalë për kandidatin republikan për guvernator i Konektikatit, Piter Lumaj. Të hënën Lumaj bëri publik propozimin që iu bë për të pasuar Donald Lu në detyrë.

“M’u ofrua një punë si ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara” tha Lumaj në një aktivitet të republikanëve. “E refuzova sepse mendoj se mund të shërbej shumë më mirë këtu sesa jashtë” e citojnë mediat lokale.
Lumaj nuk tha se kur iu bë oferta nga administrata Trump dhe po ashtu refuzoi t’i përgjigjej gazetarëve për detaje të tjera.

Peter Lumaj mbërriti në Shtetet e Bashkuara rreth 30 vite më parë dhe e nisi punën e tij si pastrues në Burger King. Pasi mësoi anglisht, nisi kolegjin në Shtetet e Bashkuara për t’u punësuar më pas si jurist në administratën e prokurorit Xhuliani. Sot ai ka një biznes në Konektikat dhe garon si guvernator i Konektikat.

Mandati i Donald Lu mbaroi në fund të vitit të kaluar, por ambasadori aktual e shtyu edhe për 6 muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY