BERAT/Hajdutit i kapen milionat e vjedhura, po i kursente

BERAT/Hajdutit i kapen milionat e vjedhura, po i kursente

88
0
Shares

Zbardhet vjedhja e një banese në Berat ku autori vodhi një shumë të madhe lekësh. Policia e Beratit dhe specialistët e Seksionit për Krimet pas një pune hetimore  bënë ndalimin e shtetasit Ermal Xhafa, 34 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N, 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY