TABELAT/Sa efektivë janë deputetët në parlament, bëhet matja ja renditja emër për...

TABELAT/Sa efektivë janë deputetët në parlament, bëhet matja ja renditja emër për emër

168
0
Shares

Një renditje në lidhje me efektivitetin e deputetëve ne Parlament tregon se cili është roli i tyre dhe sa të rëndësishëm janë ata për qytetarët shqiptarë. Instituti i Studimeve Politike ka matur përfshirjet e deputetëve në momente të ndryshme në Parlament nga ka nxjerrë edhe renditjen në vijim. Nga tabela, me efektivitet më të lartë rezultojnë deputetët me përvojë parlamentare, që njohin mirë rregulloren, kompetencat, praktikat e punës dhe që i shfrytëzojnë ato pozitivisht në funksion të punës së tyre.

Në grupin parlamentar të PS dukshëm janë renditur në krye të klasifikimit për nivelin e efektivitetit gjatë periudhës shtator-dhjetor 2017, deputetët me përvojë politike e parlamentare. Në krye të listës qëndron deputeti Braçe, I cili është deputet në parlament prej vitit 1996. Ai ka kapur kuotat maksimale të efektivitetit për shkak se është deputeti i vetëm socialist që ka shfrytëzuar në maksimum të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Ai ka propozuar ligje, amendime, ka zhvilluar interpelanca, ka adresuar pyetje ndaj institucioneve, ka qenë gjithashtu aktiv në debatet parlamentare, në debatet në komisione dhe në debatet publike.

Pas tij në vendin e dytë ndodhet kreu i grupit parlamentar të PS, Balla. Treguesit e tij janë të lartë për shkak se ka ushtruar disa nga të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, por diferencë bën fakti se mungon prania dhe angazhimi i tij në komisionet parlamentare. Në vendet pasuese janë Felaj me 57 pikë, ndjekur nga prurja e re Hyseni me 55 pikë, Hysi me 54, dy ish ministrat Ikonomi e Angjeli me 50 pikë, Baraj e Shalsi me nga 48 pikë, etj.

Si shihet nga tabela, vetëm 7 deputetë kanë vlerësim mbi mesataren, pra mbi 50 pikë, ndërkohë që vetëm një deputet, Tahiri, ka vlerësim nën 10 pikë. Në vendet e fundit të listës së efektivitetit ndodhen kryesisht deputetët që nuk kanë pasur angazhim në debatet parlamentare në seanca dhe në komisione.

 

Në listën e efikasitetit të grupit parlamentar të PD kryesojnë dy gra deputete, Vokshi e Tabaku, secila me përvojë parlamentare dhe mjaft aktive në të gjithë komponentët e përfaqësimit. Në listën prioritare të PD gjenden edhe disa nga prurjet e reja në zgjedhjet e fundit, përfshirë dy figurat akademike Gurakuqi e Duka, si dhe politikanët e tjerë Pampuri, Duma, Spahia, Baçi e Kadiu. Brenda listës kryesuese kanë zënë vend edhe deputetët me përvojë Boçi, kryetari i grupit Spaho, ish ministri Mima, ish kryetari Shehu etj. Në grupin e PD gjenden 6 deputetë që kanë koeficient efikasiteti më të lartë sesa 50%, dhe se asnjë deputet nuk ka kuota nën 10%.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY