“Ivanoviq vrau 49 shqiptarë”!

“Ivanoviq vrau 49 shqiptarë”!

178
0
Shares

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka komentuar situatën kaotike të shkaktuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në Mitrovicë.

Ai ndër të tjera ka theksuar se vrasja e tij është qërim hesapesh mes grupeve kriminale.

Barani thotë më tutje se Oliver Ivanoviq ka qenë vrasësi i 49 shqiptarëve, për të cilat ka edhe dëshmitarë.

Sa i përket vrasjes së kryekriminelit Oliver Ivanovcit, i cili është pjesëmarrës i disa masakrave në Mitrovicë e gjetiu, vrasja është qërim hesapesh mes grupeve kriminele. Oliveri ka qenë vrasës i 49 shqiptarëve për çka në KMDLNJ, Qendra Rajonale ka të deponuara shumë deklarata të dëshmitarëve okular, ndër ta ka edhe dëshmitarë serbë”, thotë Barani.

Barani nënvizon se familjarët e Ivanovic e dinë se kush janë vrasësit.

Oliveri ka qenë cak i bandave kriminele serbe edhe në tri raste me herët, sa i përket trazirave mendoj se nuk do të ketë ngase nuk ka arsye pasi familja dhe shokët i dinë vrasësit poashtu edhe shokët kriminelë të tij i njohin vrasësit dhe e din arsyen e vrasjes”, thotë Barani.

http://www.dw.com/sq/mitrovic%C3%AB-pak-pas-vrasjes-s%C3%AB-oliver-ivanoviqit/av-42164292

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY