SKANDALI/ Eliza Dushku e akuzoi për përdhunim, koordinatori i filmit tregon çfarë...

SKANDALI/ Eliza Dushku e akuzoi për përdhunim, koordinatori i filmit tregon çfarë ndodhi

186
0
Shares

Pas deklaratës së fortë të aktores shqiptare ku akuzoi një koordinator të dublimit të filmave Joel Kramer për përdhunim kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe, ka ardhur edhe reagimi i tij. Në një prononcim për “New York Daily News” ai i ka mohuar të gjitha akuzat e Dushkut duke shtuar se këtë e ka bërë vetëm për t’i prishur karrierën.

“Është diçka që unë kurrë nuk do të bëja dhe realisht nuk e kuptoj nga erdhi gjithë kjo. Unë jam absolutisht i pafajshëm… Ajo ishte një fëmijë i ëmbël dhe unë e kam trajtuar gjithnjë si vajzën time. Jam absolutisht në shok dhe nuk e di pse ma bëri këtë gjë. Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër”, u shpreh ai.

Ndërkohë ai u ndal dhe në një detaj të historisë së Elizës teksa ajo thotë se kanë marrë një taksi për të udhëtuar, duke shtuar se kompania e filmave i siguronte makinë dhe nuk kishte pse të përdorte taksi. “Unë isha ai që e ngiste makinën – kompania më siguron një makinë, çfarë dreqin po flet ajo, absolutisht e çmendur, thjesht nuk e kuptoj, ji i mirë me dikë, trajtoj mirë dhe kjo është ajo që ndodh”, pohoi ai më tej. “Mendoj se ajo ka dashur të shkatërrojë karrierën time, por unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë”, tha Kramer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY