Pas “suksesit” me mësuesit e infermierët, qeveria hap “portal” për zgjedhjen on-line të kryepolicit

Ndaje

Pas lirimit nga detyra të Haki Çakos, Policia e Shtetit ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i komanduar i policisë, Rebani Jaupaj, ka urdhëruar hapjen e procesit të konkurrimit për drejtuesin e parë të këtij institucioni. Të gjithë kandidatët për postin e drejtuesit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit duhet të paraqesin dokumentet përkatëse.

Prej datës 8 Janar 2018, Policia e Shtetit nuk ka një drejtues të përgjithshëm pas lirimit nga detyra të Haki Çakos. Momentalisht, drejtimin e policisë e ka marrë Rebani Jaupaj, i cili ishte zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Leni një përgjigje