VIDEO/ Të qeshura pafund te ‘Kënga Magjike’, Bes Kallaku: ‘Lali Erin po...

VIDEO/ Të qeshura pafund te ‘Kënga Magjike’, Bes Kallaku: ‘Lali Erin po e lëpin një qen live’, ja reagimi i Metës dhe Veliajt

470
0
Shares

Mbrëmja e djeshme ka shënuar edhe natën e fundit të eventit muzikor “Kënga Magjike”, ku është shpallur dhe fituesja Anxhela Peristeri. Por një nga skenat më të bukura dhe që ka prodhuar plot batuta e të qeshura në sallë ishte përshëndetja për Presidentin Ilir Meta, i cili ndodhej në sallë. Meta gjendej midis kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtuesit të televizionit Klan, Aleksandër Frangaj.

Aktori i humorit Bes Kallaku bëri që salla të shëprthente në të qeshura, duke u shprehur se për herë të parë “kemi një president trepalësh”, pasi Meta sipas tij e mban mirë me PD-në, bashkëpunon me Ramën, dhe dashuron Monika Kryemadhin.

Të qeshurat u shtuan kur u përshëndet ‘Lali Eri’, të cilin Besi e ironizoi për raportin me teleshikuesit, sepse ndërkohë që është jashtë shtetit, del duke punuar në zona të ndryshme të Tiranës.

Batutat:

Isai: Përshëndesim edhe Presidentin e Republikës, mirëmbrëma Zoti Meta!

Kallaku: Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin.

Isai: Faleminderit gjithë bashkisë, faleminderit kryetarit të bashkisë dhe ta përshëndesim lali Erin që e kemi në sallë.

Kallaku: Ku është?

Isai: Ja ku është.

Kallaku: Nuk është lali Eri ai.

Isai: Është lali Eri, o Ardit a është lali Eri ai?

Gjebrea: Po, po ai është.

Kallaku:  Ore ja ku e ke ‘live’ në Paskuqan në Facebook. Nuk është ai…Është ‘live’ në Paskuqan dhe njëkohësisht ‘live’ tek liqeni me lopatë në dorë. Ja nuk është ai. Nuk ka mundësi, kësaj nuk ke ç’i thua, ja ‘live’, duke e lëpi një qen.

Për të parë videon KLIKO KËTU:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY