Trafikimi i 1.6 ton drogë, rrëfehet polici grek: Trafikantët na qëlluan me...

Trafikimi i 1.6 ton drogë, rrëfehet polici grek: Trafikantët na qëlluan me armë, na ranë në det dy kolegë

81
0
Shares

Detaje të tjera janë zbuluar nga autoritetet greke lidhur me trafikantët e kapur me gomonen me 1.6 ton drogë që vinte nga Shqipëria.
Në një kronikë të zhvilluar nga televizioni “Star”, janë prononcuar dy nga efektivët e policisë detare, të cilët morën pjesë në operacionin e vështirë të ndalimit të gomones dhe arrestimit të trafikantëve.
“Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë,” tha njëri prej oficerëve.
“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, tha oficeri tjetër.
Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut, gjykata ka lënë në burg 11 personat e arrestuar, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.
Operacioni u zhvillua pak ditë më parë, ku trafikantët kanë shkëmbyer zjarr me policinë greke, duke lënë për pasojë edhe efektivë të plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY