Ermonela Felaj dhe Flamur Noka përplasen ashpër në Komisionin e Sigurisë, ja...

Ermonela Felaj dhe Flamur Noka përplasen ashpër në Komisionin e Sigurisë, ja debati mes deputetëve

195
0
Shares

Në Komisionin parlamentar të Sigurisë është miratuar ditën e sotme Projektbuxheti për vitin 2018 vetëm me votat e maxhorancës. Mbledhja është shoqëruar me akuza nga opozita në drejtim të qeverisë, ndërsa kryefjala e saj ka qenë përplasja e ashpër midis kryetares socialiste të komisionit, Ermonela Felaj me nënkryetarin demokrat Flamur Noka. Felaj i ka prerë fjalën Nokës në kohën që ai po artikulonte disa akuza për buxhetin, duke i tërhequr vëmendjen të mos merrej me kolegët. Flamur Noka nuk është ndalur dhe ka vijuar akuzat, duke thënë se ky është një buxhet i pastrimit të parave të bandave kriminale.

Debati:
Ermonela Felaj: Nuk mund të merresh me kolegët. Këtu jemi deputetë. Maxhorancë-opozitë jemi të barabartë.

Flamur Noka: Mos më ndërpre, dëgjo. Ky është buxheti i një ngrehine kriminale e quajtur Ministria e Brendshme, është buxheti i aeroporteve dhe avionëve të drogës së Ministrisë së Mbrojtjes. Merruni me pastrimin e parave se aty do ju vijë fundit. Ky buxhet është buxhet i pastrimit të parave të Habilajve, dhe gjithë bandës kriminale të quajtur qeveri. Ndaj kjo opozitë nuk e voton. Nuk do të ketë shanse më që kjo maxhorancë të merret me buxhetin. Qytetarët nuk do ta pranojnë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY