Rama mbledh socialistët e Komisionit të Ligjeve, diskutohet për largimin e Llallës...

Rama mbledh socialistët e Komisionit të Ligjeve, diskutohet për largimin e Llallës dhe Zgurit

93
0
Shares

Duke nisur nga ora 8:30, kryeministri Edi Rama është paraqitur në ambientet e Kuvendit për të zhvilluar një takim pune me deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve. Edhe pse ende nuk dihet zyrtarisht qëllimi i këtij takimit, nisur nga nismat e fundit që PS ka ndërmarrë, mendohet se fokusi i takimit të jetë kërkesa për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, pasi Adriatik Llallës po i përfundon mandati. Sipas “Panorama” midis deputetëve të tjerë në këtë mbledhje është i pranishëm edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tashmë i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ndërkohë Kuvendi nuk do të mblidhet këtë të enjte, më 23 nëntor, por pas një jave, më 30 nëntor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY