YLLI DYLGJERI/ “Ulliri e ka zakon të bëj çdo vit”

YLLI DYLGJERI/ “Ulliri e ka zakon të bëj çdo vit”

115
0
Shares
Ylli Dylgjeri

Me këtë parullë të shkëputur nga një fjalim i Enver Hoxhës, bënim propagandë me rininë. Për t’ia ngulur në kokë, e për ta gdhendur si parullë kodrave anë e kënd vendit. Kjo fjalë e Tij duhet të shkonte në çdo fshat, aty ku kultivohej ky dru i artë. Duhej të shkonte e të zinte vend në çdo fshat edhe për faktin se në traditë thuhej që ulliri bën një herë në dy vjet. Ndaj dhe nuk i shërbenin dhe e harronin si dru të egër. Udhëheqësi i kohës, Enveri, meqë bujqësia ishte çështje e gjithë popullit e hodhi këtë parullë. Po sot që për analogji kanabisi është bërë prapë çështje e të gjithëve, e së fundi dhe e europianëve a nuk ka vend për më shumë propagandë?
Mu kujtua sot ky slogan pasi lexova letrën për që zoti Rama i ka dërguar kancelarive europiane për luftën kundër drogës. Dakord me letrën. Me në fund e pranuam që jemi kanabizuar. Tani që ktheu, po sensibilizojmë edhe europianët pasi i helmuam. Po këtu brenda nesh, në fshatin tonë, a po sensibilizohen kultivuesit e kannabisit se te e fundit kjo bimë të vret, e të çon në burg? Aq më shumë që kjo bimë nuk është si ulliri që prodhonte një herë në dy vjet! Kanabisi me pak më shumë punë prodhon edhe dy herë në vit.
Aso kohe propaganda bujqësore kishte edhe institucionet e saj me kuadro. Sot kemi median e portalet por nuk kemi njeriun e përgjegjshëm për këtë punë. Kemi bilbilfryrësa në administratë e nuk kemi bilbila në fshat!
Ndaj veç policisë e SHIKU-t këtë punë e bën mirë edhe ashiku i fshatit. Prandaj kërkohet më shumë vullnet e bashkëveprim për të ndryshuar traditën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY