Arrestimi i polices, deputeti i PD: Taktikat korruptive të institucioneve detyrojnë qytetarin...

Arrestimi i polices, deputeti i PD: Taktikat korruptive të institucioneve detyrojnë qytetarin të paguajë ryshfet

131
0
Shares

Efektivja e policisë Klea Sala u prangos ditën e djeshme, pasi dha 6 mijë euro ryshfet për legalizimin e banesës së saj. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar në Facebook, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, sipas të cilit familja e Znj.Sala kishte aplikuar që prej vitit 2014 për legalizim banese dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga zyrtarët përkatës. Shehu akuzon institucionet përkatëse se heshtja e tyre është e qëllimshme dhe prej saj synohej që qytetari të detyrohej të paguante ryshfet.

Postimi i Tritan Shehut :

DUHET ARRESTUAR POLICIA SALA PER 6000 E RRYSHFET DHENE PUNONJESVE TE ALUIZNI-T??
Nje pyetje e veshtire kjo, qe ne nje vend normal do te merrte veçse pergjigje pozitive.
Por pyetja tjeter eshte, a jemi nje “vend normal”??
Familja e Zj.Sala kishte aplikuar qe prej vitit 2014 per legalizim banese dhe nuk kishte marre asnje pergjigje nga zyrtaret perkates, as negative kjo.
Dhe kjo heshtje ka qene veçse e qellimeshme, pikerisht per te detyruar qytetarin te paguaje “nen dore”. Kjo “taktike” korruptive eshte nje dukuri e zakoneshme per shume nga institucionet e zyrtaret tane tashme. Çfare duhet te beje qytetari i shkrete ne kete rast, te mbetet pa shtepi, pa pune, pa nje dokument te domosdoshem, apo te paguje “haracin”, ndonese e veshtire kjo per ate.
Kjo ndodh kudo sot ne vendin tone, eshte bere nje rutine korruptive dhe denigruese ne maredheniet midis instiucioneve dhe qytetareve.
Edhe dicka, sa qindra miliona Euro jane grumbulluar ne kete forme “haraci” nga punonjesit e shtetit ne kurriz te fshatareve te shkrete qe kultivuan kanabisin?!
PRA PERGJIGJA E ASAJ PYETJEJE ESHTE SHUME ME E VESHTIRE E KOMPLEKSE NGA SA DUKET NE PAMJE TE PARE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY