FUTBOLL/ Shqipëria triumfon ndaj Turqisë në miqësoren e Antalyas

FUTBOLL/ Shqipëria triumfon ndaj Turqisë në miqësoren e Antalyas

236
0
Shares

Shqipëria ka fituar miqësoren kundër Turqisë në Antalya me rezultatin 2 – 3 me futbollistët të cilët i ka dhënë mesazhe pozitive teknikut Panucci për të ardhmen e Kombëtares. Ashtu siç pritej në këtë takim kanë debutuar 2 prurjet më të reja edhe pse jo nga minuta e parë, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-ër me Armando Sadikun që konkretizoi një shpërthim mjaft të bukur të Roshit nga krahu i djathtë. Edhe goli i dytë do vinte nga kombinimi Roshi-Sadiku, me bomberin që nuk fali me kokë.
Pak minuta para fundit të pjesës së parë Ledian Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Sapo nis pjesa e dytë vendasit shkurtojnë diferencën dhe rrezikojnë pa ndërprerje portën e Berishës. Megjithëse pritej goli i brazimit, Eros Grezda realizon të parin me ekipin Kombëtar dhe të tretin për këtë ndeshje.
Edhe një herë avantazhi i dyfishtë nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 60-të, 5 minuta pas golit të Grezdas, vendasit shkurtojnë diferencat me Akbar. Më pas vijnë zëvendësimet e shumta nga të dy teknikët dhe Turqia edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk arriti të barazonte shifrat.
Një miqësore për Panucci-n që përveç 3 pikëve merr edhe sinjale pozitive nga futbollistët.

Golat
24′ Gol Sadiku. Një depërtim nga krahu shumë i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qendër me bomberin që nuk fal
39′ Sadiku realizon serish pas një asisti të Roshit
47′ Under shkurton diferencën për vendasit56′ Eros Grezda shënon golin e parë me Kombëtaren dhe i dhuron qetësinë ekipit pasi është me 10 lojtarë
56′ Eros Grezda shënon golin e parë me Kombëtaren dhe i dhuron qetësinë ekipit pasi është me 10 lojtarë
60′ Ekbaba realizon për Tuqinë në topin e parë që prek në fushë pas zëvendësimit

Formacionet
Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun
Trajner: M. Lucescu

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku
Trajner: C. Panucci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY