ARSYEJA/ Tiranë, francezi i ftoi në banesë për seks…, më pas i...

ARSYEJA/ Tiranë, francezi i ftoi në banesë për seks…, më pas i kallëzoi dy djemtë shqiptarë

190
0
Shares

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Një shtetas francez, i joshur nga dy djem shqiptar të cilët i kishte njohur në rrjetor sociale është përballur me vjedhjen e pazakontë që i është bërë prej tyre. Mësohet se francezi i cili punon në Shqipëri kishte ftuar A. T., dhe E. Sh., në shtëpinë e tij për të pirë diçka dhe më pas për të bërë seks.
Mirëpo, dy të rinjtë shqiptarë kishin qëllime të tjera. Ata kanë përfituar nga momenti kur francezi ka shkuar në tualet dhe i kanë vjedhur celularët e një laptop. Vjedhja është konstatuar nga shtetasi francez, i cili ka bërë kallëzim në polici.
Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, ndërsa së fundmi Gjykata ka dhënë vendimin për dy të rinjtë. A. T., është dënuar me 1 vit e katër muaj burg, ndërsa E. Sh., me 1 vit burg.
A.T., ka thënë në gjykatë se ishte në vështirësi ekonomike dhe se nuk kishte zgjedhje tjetër për të siguruar të holla, pasi kishte edhe një fëmijë të sëmurë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY