Qeveria i heq fondet Akademisë së Shkencave për vitin 2018

Qeveria i heq fondet Akademisë së Shkencave për vitin 2018

79
0
Shares

Edi Rama e ka ndarë mendjen, ndërsa burime nga mbledhja e qeverise që u zhvillua për miratimin e projektbuxhetit 2018, konfirmojnë se Akademia e Shkencave nuk do të marrë asnjë qindarke për vitin e ardhshëm.
Fondi që për vitin 2017 ishte 112 milionë lekë, dhe që për 2018 është parashikuar në 110 milionë lekë do të shkojë për rivitalizimin e Bibliotekave Shkencore të Universiteteve.
Të njëjtat burime nga qeveria thonë se bibliotekat e universiteteve do të përfshihen në rrjetin evropian të shërbimeve online për botimet shkencore.
Me një pagesë vjetore prej 600 mijë dollarësh si pedagogët dhe studentët do të jenë pjesë e këtij rrjeti dhe do të mund të informohen mbi çdo kërkim të fundit shkencor. Një pjesë e këtij fondi që i hiqet Akademisë së Shkencave do të shfrytëzohet për nisjen e programit “Anglisht për të gjithë”. Për çdo student, pedagog apo për nxënësit e komunitetit afër Universiteteve do të zhvillohen kurse pa pagesë.
Pas 45 vitesh ekzistencë, kjo është hera e parë që institucionit kombëtar të kërkimit shkencor i hiqet buxheti, që përbën edhe të ardhurën kryesore për funksionimin e mëtejshëm.
Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi këtë në ditën e zgjedhjes së kryetarit të ri të Akademisë Shkencave. Ai e quajti procesin një farsë.
Kur kanë kaluar 53 ditë nga zgjedhja e Gudar Beqiraj në krye të Akademisë së Shkencave, Presidenti i Republikës ende nuk e ka dekretuar atë.
Burime nga presidenca thanë për TV Klan se nuk ka asnjë vendimmarrje të Kreut të Shtetit dhe se për dekretimin ose mos-dekretimin nuk ka një afat ligjor.
Vetë, kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, tha se është në pritje të dekretit.
Aktualisht i vetmi preson i cili ka të drejtë vendimmarrje në Akademinë e Shkencave është Sekretari Shkencor Vasil Tole, pasi edhe vendi i zv/kryetarit është vakant pas dorëheqjes së nënkryetarit Myzafer Korkuti. Vendimi i qeverisë për të mos mbështetur financiarisht Akademinë e Shkencave do të ri-ndezë debatin mbi këtë institucion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY