FOTO/ Nga Durrësi në Bari, si u kap italiani me vaj hashashi...

FOTO/ Nga Durrësi në Bari, si u kap italiani me vaj hashashi dhe marijuanë

123
0
Shares

Policia njofton se ka sekuestruar në portin e Barit nga Guardia di Finanza e portit te Barit 922,9 gr. vaj hashashi dhe 10.114,2 gr. marijuanë.
Lënda narkotike transportohej nga shtetasi Italian, G. M., 50 vjeç, e fshehur në bagazhin e një automjeti me targa italiane.
“Falë një analize risku të ndarë bashkërisht dhe një shkëmbimi intensiv informacionesh me Guardia di Finanza, Policinë e Kufirit Durrës dhe Policinë Kriminale Italiane në Shqipëri u bë e mundur të ndalohet në Bari, Itali”, njofton policia.
Po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve mes Policisë Kufitare të Durrësit, Guardia Di Finanzës së Barit dhe Policisë Kriminale Italiane në Shqipëri. Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të dhëna të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY