DRAFTI & TABELA/ Rishikohen të ardhurat e 2017, ja tatimet që rriten

DRAFTI & TABELA/ Rishikohen të ardhurat e 2017, ja tatimet që rriten

155
0
Shares

Ministria e Financave ka rishikuar pritshmëritë për buxhetin 2017 sidomos në krahun e të ardhurave.
Plani i të ardhurave në total nuk ndryshon, por arkëtimi i vlerave monetare në disa lloje tatimesh dhe taksash ndryshon në mënyrë të konsiderueshme.
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat e programuara për tu arkëtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të ulen me 3 miliardë lekë.
Në fillim të vitit ishin programuar të arkëtoheshin nga TVSH 141 miliardë lekë, por me revizionimet e brendshme të Ministrisë së Financave do të arkëtohen 138.1 miliardë lekë.
Por kjo shumë që nuk do të vilet nga TVSH do të kompensohet duke rritur planin e arkëtimeve nga Tatimi mbi Fitimin.
Nga 29.2 miliardë lekë që ishin planifikuar të arkëtoheshin në fillimin e vitit, plani është rishikuar me një rritje 4 miliardë lekë duke e çuar totalin nga ky tatim në 33.2 miliardë lekë.
Plani i akcizës nuk ndryshon, por është rishikuar me ulje plani nga Tatimi mbi të Ardhurat personale (TAP). Nga 36.2 miliardë lekë që ishin planifikuar të vileshin nga TAP në fillim të vitit do të arkëtohen 34.2 miliardë lekë ose 2 miliardë lekë më pak se plani fillestar.
Gjithsesi pritshmëritë për totalin e të ardhurave nga tatimet, doganat dhe kontributet e sigurimeve mbeten të njëjta me planin e fillim vitit në nivelin e 377,6 miliardë lekëve.

Ministria e Financave sqaron se ndër faktorët kryesorë të cilët do të ndikojnë në realizimin e pritshëm të të ardhurave deri në fund të vitit 2017 janë…

• Çmimi i naftës bruto i cili sipas US Energy information Administration, është rritur me rreth 39% krahasuar me 5-mujorin e vitit 2016 dhe rreth 18% krahasuar me muajin Nëntor të vitit 2016. Ndërkohë për muajt në vijim, parashikimet tregojnë për ulje të çmimeve me rreth 3% për muajin Qershor krahasuar me Maj 2017, dhe rreth 4.2% deri në fund të vitit 2017.
• Rritja e çmimeve të mineraleve të tjera si kromi dhe bakri
• Rënia e kurseve të këmbimit të Euro dhe Dollarit
• Rritje e importit të taksuar
• Rritja e prodhimit vendas të karburantit dhe rënia e importit për këtë shkak, duke sjellë zhvendosje të të ardhurave nga TVSH nga Doganat në Tatime.
• Vazhdimi i përpjekjeve për mirë-administrim dhe luftën kundër informalitetit. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY