Analiza e ministrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva...

Analiza e ministrisë: Në minierën e Munellës janë 4 tonë rezerva ari

299
0
Shares
Foto Ilustruese

Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqendruar në minierën e Bakrit të Munellës, ku sipas një analizë që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës në 1 tonë bakër gjenden 4 gram ar.
“Miniera polimetalore e Munelles ka pasur një shpërndarje mineralogjike të tillë ku një trup prej rreth 1 milion ton mineral ka pasur cilësi shume të lartë si: bakër mesatar 4 – 5 %, zink mesatar 3 % dhe ari 4 gr/ton, argjendi 65 gr/ton krahas elementeve te tjerë si Selen, Stibium etj”, pohon dikasteri i Gjiknurit.
Sipas përllogaritjeve rezerva e arit në këtë miniere është 4 tonë.
Objektet e industrisë së bakrit në vitin 2001 janë dhënë me koncesion një kompanie turke “BER-ONER” me shoqëri koncesionare “Ber Alb” sh. p. k.
Kjo industri në periudhën 2004 deri 2015 ka funksionuar e lokalizuar në shfrytëzimin e dy minierave Munellë dhe Lak Rosh në rajonin e Pukës, duke e pasuruar mineralin e pasur në Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz.
Njëkohësisht disa kompani shumica kanadeze kanë pasur leje minerare për kërkim-zbulim të cilat, realisht me tepër janë fokusuar në rivlerësimin e rezervave të zbuluara më parë nga institucionet shqiptare deri në vitin 1992, duke mos kontribuar në shtimin e rezervave të reja.
Nga skema e përpunimit te plote e trashëguar deri në vitin 1990, pjesërisht ka funksionuar vetëm Uzina e Telave në Shkodër. Fabrika e Shkrirjes në ish Uzinën e Bakrit në Rubik është demoluar në vitin 2007 – 2008, ndërsa Uzina e Rafinimit i ishte dhënë me koncension një subjekti në fund të vitit 2012, por që tashmë ka dështuar që në vitin e parë sepse koncesionari kërkonte përshtatjen e saj për prodhim ferrokromi.
Në fundin e vitit 2015 edhe kompania turke “BER-ONER” e fokusuar në rajonin e Pukës me skemë prodhimi deri në koncentrat bakri, ka ndërprerë prodhimin duke u justifikuar me rënien e çmimit të metaleve në bursë.
Në maj të këtij viti Ministria e Industrisë ka hapur një garë për dhënien me koncesion të gjithë industrisë së bakrit në vendin tonë. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY