Elbasan, Sherif Kurti zgjodhi të ishte kovaç dhe jo i papunë

Elbasan, Sherif Kurti zgjodhi të ishte kovaç dhe jo i papunë

195
0
Shares

Nga: Belinda Ruçaj

 

Prej 15 vitesh ushtron zanatin e kovacit. Nuk është nga ata zanatcinjtë e vjetër që janë lindur me mjeshtërinë, por Sherif Kurti e zgjodhi profesionin në vitet kur askush nuk kërkonte të bëhej kovaç.

Ai tregon per mikrofonin tone sesi në vitin  2000 kur Sherifi mbaroi ushtrinë, mundësitë për të gjetur punë nuk ishin të shumta.

Babai i tij e mori me vete duke i dhënë këtë zanat qe i biri dukej se e kishte me qejf. Sherifi tregon se ky zanat është trashëguar brez pas brezi ne familjen e tij që nga stërgjyshi-gjyshi-te babai tani Sherifi ia ka lënë trashëgimi dy djemve të tij.

Kurti: Që 15 vjeç fillova me këtë zanat. Mbarova ushtrinë dhe prapë u ktheva në zanat. Mbarova një kurs për llamarinist. Të pesë vëllezër që jemi, të pestë jemi me këtë zanat.

Me këtë zanat, Kurti ia ka dalë të mbijetojë e ushqejë familjen ndonse zanati ka edhe veshtiresite e veta duke pasur cmime te larta te materialeve baze sic eshte qymyri dhe hekuri.

Kurti: Vështirë tani është shumë. Për mua, është gjë e mirë sepse ia kam marrë dorën. Qymyri është shenjt. Unë jam në rregull me shtetin.

Në moshën 15 vjeçare, Arlindi, djali i vogël i familjes Sherifi çdo ditë punon me te atin edhe pse sapo ka përfunduar klasën e 9. Ndonëse moshataret e tij, kanë dëshira te tjera Arlindi mendon se marrja e ketij zanati do ti siguroje atij një të ardhme, model te cilin e ka pare te i ati. Kritiku me i mire, thotë Arlindi, është babai im qe me mëson ne detaje këtë zanat.

Arlindi: E bëj me dëshirë sepse nuk të lë pa bukë. Më ka thënë bëje këtë vegël dhe e kam bërë. Duke vazhduar do të mësoj më tepër.

Punime te ndryshme gjen ne dyqanin e Sherifit, porosi të përfunduara që presin klientët te vijnë t’i marrin duke uruar “të lumshin duart usta”. Për kovaçin, vlerësimi i punës mbetet një kënaqësi e madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY