Durrës, derdhet “gjak” në themelet e Velierës së Dakos

Durrës, derdhet “gjak” në themelet e Velierës së Dakos

135
0
Shares

Disa dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në Durrës, kundër betonizimit të objekteve arkeologjike tek sheshi “Veliera”.

Protesta u organizua nga të rinj dhe qytetarë të ndryshëm, të cilëve ju bashkuan edhe turistë të huaj, të cilët në fjalët e tyre shprehën habinë se si ky projekt po zbatohej pranë torrës veneciane, duke dëmtuar arkeologjinë dhe duke mos ofruar asgjë për turistët.

Kërkesa e protestuesve ishte që objektet arkeologjike të zbuluara të shpallen monument kulture dhe të merren në mbrojtje nga shteti. Kjo protestë erdhi pas mbulimit me beton përpara një jave të murit rrethues të qytetit, që i përkiste periudhës romake.

Protesta u organizua nga grupimi qytetar-rinor “Aktiv për Durrësin”, të cilët kanë çelur edhe një peticion në internet, i cili numëron mbi 500 firma, me subjekt: “Shpalljen monument kulture të zbulimeve arkeologjike”.

Protestuesit kërkuan edhe ndalimin e projektit tek Mazuoleumi i Dëshmorëve, pasi sipas tyre një muaj më parë përfundoi një gërmim arkeologjik me qëllim shkencor, i cili nxorri në dritë terma (banjo) romake. Por në këtë zonë, si edhe në projektin e ndërtimit të shkollës “Marie Kaçulini”, ndërtimin e pallatit tek parku sportiv, ka prani mozaiqesh dhe strukturash arkeologjike me shumë vlerë.

Në shenjë simbolike, përgjatë këtij marshimi-protestë tërësisht paqësor, u derdh bojë e kuqe mbi perimetrin ku u mbulua me beton muri rrethues i qytetit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY