EMRI/ Apeli rrëzon vendimin, i kthen pronat “trafikantit”

EMRI/ Apeli rrëzon vendimin, i kthen pronat “trafikantit”

66
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ktheu pasuritë e sekuestruara biznesmenit Dashamir Gjoka, i cili sipas shkallës së parë, i kishte përfituar këto asete nga veprimtaria kriminale për të cilën më herët është dënuar nga një gjykatë italiane.
Ndonëse Gjykata e Shkallës së Parë e aprovoi kërkesën e Prokurorisë të mbështetur te ligji antimafia, apeli e ka gjetur të pabazuar këtë vendim.
Dashamir Gjoka rezulton të jetë dënuar dhjetë vjet më parë për veprat e  shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafik njerëzish gjatë 1999 deri më 2001.
Por të dyja këto vepra i detyrojnë autoritete të kërkojnë bllokim të pasurive të tij pasi ka dyshime se ato janë krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë kriminale. Me një vendim të mëparshëm Gjykata e Shkallës së Parë i konsideroi  të pajustifikuara të ardhurat e Gjokës, por Apeli kundërshton duke ju referuar investimeve të këtij shtetasi edhe nga tre kontrata huaje me biznesmenë të tjerë.
Por këto deklarata borxhi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda i kishte konsideruar kontradiktore pasi ishin të përpiluara pa një akt noterial, që do të thotë se ato mund të shkruheshin në çdo kohë me qëllim për të justifikuar shpenzimet e kryera.
Gjatë gjykimit për asetet ku pritej që të kalonin në favor të shtetit, mes të tjerash truaj ndërtimi, tokë are si dhe komplekse, lokale dhe supermarket, Gjykata e Apelit bëri një rivlerësim të pasurive të Gjokës me ekspertë të rinj.
Zyrtarë të Prokurorisë deklaruan se sapo vendimi i Gjykatës së Apelit të zbardhet do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY