Kandidon për kryetar të PD, Eduard Selami: Jam gati të ofroj një...

Kandidon për kryetar të PD, Eduard Selami: Jam gati të ofroj një lidership bashkëkohor

85
0
Shares

Eduard Selami ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Përpara mediave ai u shpreh se se gara do të jëtë një garë model dhe do ta bëjë më të fortë PD-në.

DEKLARAT E PLOTË
Jam këtu të shpall kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet që vijnë, pas një humbje të padëshiruar për ne demokratët, por pas verdiktit të popullit shqiptar që në demokraci është ai që vendos më së fundi.
Unë mendoj që këto janë periudha sa të vështira, pak të mbasura me oportunitet, për një reformim dhe rinovim të vonuar të Partisë Demokratike, për ta ngritur Partinë Demokratike, aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore.
Është për të ardhur keq që megjithëse forca e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem një nga themeluesët e saj, koha e ka lënë mbrapa dhe këto zgjedhje pikërisht këtë treguan. Prandaj Partia Demokratike dhe demokratët duhet që të ecin me hapin e kohës dhe duhet ti paraprijnë e unë jam shumë i sigurtë që kjo do të vijë dhe ky do të jetë kontributi im në këto zgjedhje, për Kryetar të Partisë Demokratike.
Ajo ç’ka është kryesorja është një analizë e sinqertë, e hapur, e drejtpërdrejtë, brenda familjes politike, duke parë në rradhë të parë gjëra që na bashkojnë, sesa gjërat që na ndajnë.
Garat politike brenda partive, nuk janë të lehta dhe me demokraci që janë shumë herë më të formuara se Shqipëria. Po unë jam shumë i sigurtë që ne kemi eksperiencën dhe unë do të jap kontributin tim, që kjo garë të jetë një garë model, që jo vetëm ta nxjerri Partinë Demokratike me nje lidership më të të fortë, më pranë demokratëve, por ti ngjalli dhe një herë shpresën shqiptarëve dhe të jetë një forcë politike që ta ngrejë Shqipërinë aty ku ne synojmë të gjithë, një nga historitë më të mëdha të suksesit të shekullit 21.

Ju faleminderit, jam i hapur për pyetje.

Pyetje : z. Selami, ju keni qënë një nga kritikët e z Basha. A mendoni se përgjegjësia e humbjes i takon vetëm z Basha?
Selami: : Jo, është e padrejtë dhe unë asnjëherë nuk e kam thënë dhe nuk është kështu. Por kuptohet ashtu siç merr pjesën më të madhe të kredive kur fiton, do të marrësh dhe pjesën më te madhe dhe kur … Kjo është natyrë e politikës. Patjetër që kjo humbje nuk është vetëm e Z. Basha. Do të jetë e padrejtë që të bëhet kështu dhe asnjëherë nuk e kam parë kështu, por unë mendoj që ka qënë ajo që unë e kam thënë dhe para dy vjetesh, ne qofte se e mbani mend, mungesa e shpreses, mungesë e besimit e cila na solli këtu ishte një kritikë miqësore brënda shtëpise, nuk u morëm vesh drejtpërdrejtë, fatkeqësisht nuk u dëgjuam, tani është bërë publike. Përsëri unë këtë nuk e mbaj personalisht kundër Bashes, thjesht është një mundësi që ti japim një oportunitet demokratëve të zgjedhin lidershipin më të mirë dhe unë kam besim që me eksperiencën time të vjetër, me eksperiencën time në perëndim, jam gati ta ofroj një lidership bashkëkohor që të kthehet në shpresë për demokratët dhe për Shqipërinë.

Pyetje: Z Selami, ju gjatë kësaj kohe a keni bërë fushatë dhe nëse po, ku keni punuar në fushatën e Partisë Demokratike?
Selami: Po kam bërë. Unë kam qënë në Njësinë nr 2, në degën nr 2 të Partisë Demokratike. Aty kam qënë pavarësisht se kam qënë i zgjedhur deputet në Elbasan. Do kemi kohë ti zgjidhim këto hollësira. Jam caktuar më përpara në zonën 2 për shkak të një vendimi të marrë nga kryesia e Partisë Demokratike. Aty kam bërë fushatë bashkë me demokratët. Unë jam në kontakt përditë me ta dhe shpreh shqetësimet e tyre se si ta përmirësojmë. Këto janë shqetësimet tona të përbashkëta, shqetësime që na sjellin këtu dhe unë jam shumë i bindur që ne do ti kalojmë këto dhe PD do të dalë shumë më e fortë. Do të jetë një opozitë shumë e fortë për një maxhorancë e cila ka numra që janë lehtësisht abuzivë. Ne kemi parë një nga qeverisjet më të këqia në këto 4 vite. Fatkeqësisht ne nuk arritëm të bëhemi shpresë, dhe shqiptarëve edhe njëherë iu desh të zgjedhin të keqen më të vogël. Unë dua që ky trend në Shqipëri të ndërrojë. Të mos zgjidhet e keqja më e vogël por të zgjidhet e mira më e madhe. Dhe kjo fillon me ne. Kur ne të gjejmë lidershipin e duhur siç kemi qënë, unë mendoj se shqiptarët do të na afrohen, demokratët do të na ofrohen, Shqipëria do të ecë shumë herë më përpara dhe më mirë.

Pyetje: z Selami, a keni një koment mbi listën e nënshkruesve që kërkojnë dorëheqjen e z. Basha por edhe që mendojnë se ngrirja e funksionit të kryetarit nuk është sipas statutit të partisë për fushatën e brendshme?
Selami: Gjithkush ka të drejtën e tij ta shprehë. Këto nuk janë kohë të lehta për ne. Janë edhe emocionet. Unë nuk dua të vë në dyshim dëshirën dhe rrugën që duhet për Partinë Demokratike. Askujt nuk ia vë në dyshim. Pavarësisht se çfarë veprimi merr. Unë kam zgjedhur këtë rrugë sepse mendoj se është rruga më institucionale dhe nuk kam qënë atje sepse duke qënë ketu e quaj të pa nevojshme. A do të ishte një garë ku z Basha të jepte dorëheqjen e plotë dhe kjo të ishte më e barabartë?! Unë po të isha në vend të z Basha këtë do të bëja sepse unë mendoj që nëse duhet një garë e drejtë dhe nëse do të duhej një garë e pastër dhe e pakontestuar, mendoj që çdokush dhe të gjithë duhet të jemi në një fushtë të barabartë. Kjo është zgjedhja e tij. Unë nuk dua ta paragjykoj. T’ia lëmë kohës ta shikojmë. Kjo është një garë brenda familjes dhe ta shikojmë me kujdes. Është një grup pune i mbledhur. Unë do të jem bashkëpunues, me kandidatët e tjerë, me z Basha, me grupin e punës që ne të dalim sa më të fortë nga kjo. Unë nuk jam këtu me qëllim për të penguar njëri tjetrin. Unë jam këtu me qëllim se si të ndihmojmë njëri tjetrin dhe demokratët të vendosin kush është më i miri. Edhe unë mendon se këtë vizion e kam. Ju faleminderit dhe suksese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY