FOTO/Princi Leka II dhe Priceshë Elia të ftuar në 80 vjetorin e...

FOTO/Princi Leka II dhe Priceshë Elia të ftuar në 80 vjetorin e Mbretit SIMEON II i Bullgarisë

99
0
Shares

Ditën e premte më 15 qeshor LTM Princi i Kurorës Leka II së bashku me LSM Princeshën e Kurorës Elia, morën pjesë në festimet zyrtare të 80 vjetorit të lindjes së Madhërisë së Tij Mbretit Simeon II të Bullgarisë mbajtur në qytetin e Sofias.

Të ftuarit Mbretërorë ishin: Mbreti Kostandin dhe Mbretëresha Anne-Marie të Greqisë, Mbretëreshë Sofia e Spanjës, Princeshë Margarita dhe Princ Radu të Rumanisë, Princ Aleksandër dhe Princeshë Katerina të Serbisë, Princ Nikolla i Malit të Zi, Princi Osman Osmanoglu, Princi Hussein Toussoun i Egjyptit dhe Princeshë Helen Hubsburg.

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

Cifti Mbretëror mori pjesë në Meshën zyrtare pranë Katedrales “St. Alexander Nevsky “, e celebruar nga Hirësia e Tij Neophyte, Patriarku i Bullgarisë. Më pas të ftuarit vizituan Muzeun e Sofias dhe trashëgiminë Mbretërore.

Një pritje zyrtare u mbajt në mbrëmje në Pallatin Vrana, rezidenca zyrtare e Madhërisë së Tij. Në këtë pritje morën pjesë Familjet Mbretërore të ftuara, si edhe zyrtarë të larte shtetërorë.

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

Ditën e shtunë të ftuarit Mbretërorë u nisën për në Manastirin Cherepish me trenin special të kohës së Mbretërisë.

Më vonë një darkë diskrete u organizua për të ftuarit në Pallatin Tsarska Bistritsa në Borovets.

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY