Historia e lumtur e djalit shqiptar që vrau grekun në Athinë

Historia e lumtur e djalit shqiptar që vrau grekun në Athinë

40
0
Shares

Vrasja e kryer nga një shqiptar i natyralizuar në grek në qendër të Athinës tronditi opinionin publik. Ngjarja sipas asaj që ka deklaruar i akuzuari në polici kishte si shkak një keqkuptim. 27-vjeçri kreu vrasjen nën efektin e alkoolit pasi pa 43-vjeçarin që i ishte afruar motrës së tij.

Akoma edhe më tragjike bëhet ngjarja pasi ai ishte me motrën dhe disa miq për të festuar ditëlindjen e të dashurës.

“Po festoja me disa miq dhe motrën time, e cila më humbi për disa momente. Dola nga lokali dhe pashë një grek që i qëndronte sipër ndërsa ajo ishte e ulur në trotuar. Mendova se po e ngacmonte dhe menjëherë ia hoqa duart”, është shprehur 27-vjeçari.

Pas përleshjes askush nuk e mendoi se sherri do të ishte tragjik. 43-vjeçari hipi në një taksi bashkë me të dashurën e tij dhe aty humbi vetëdijen. Pas kësaj, taksia ndaloi për të kërkuar ndihmën e ambulancës.

Në spital, ku mbërriti i pajetë, doktorët zbuluan se kishte ndërruar jetë për shkak të një plage në qafë, e cila i kishte shkaktuar rrjedhje të brendshme të gjakut.

Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg sheshit “Sintagma” në Athinë. Shqiptari e godit atë me një send të mprehtë. Policia dyshoi fillimisht mos e kishte vrarë me çelësin e makinës, por pas analizave nuk rezultoi kështu.

Fqinjët e shqiptarit tregojnë se ai ishte i njohur në lagje. Vetëm 10 ditë më parë, ata tregojnë se 27-vjeçari kishte fituar 15 mijë euro në lojën “Keno”, citon Panorama.

“Ai ishte shumë i lumtur. Punonte në një ndërmarrje të familjes së tij”, trego një fqinje për gazetën greke “Espresso”.

Të premte në mbrëmje ai doli me miqtë për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij tregon ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY