Bashkia sekuestro, fabrika mbyllet, 450 punonjës mbeten pa punë

Bashkia sekuestro, fabrika mbyllet, 450 punonjës mbeten pa punë

210
0
Shares

Punonjësit e një fabrike pranë ish-uzinës Dinamo në Tiranë kanë humbur sot ditën e tyre të punës, pasi dyert e fabrikës ku ata punonin ishin të mbyllura. Kjo fabrikë mbylli dyert sot pas vendimit të Bashkisë për sekuestro.Pronari nuk ka paguar taksën e pronës, ndërsa qeramarrësi është ai që ka ndërtuar fabrikën aty dhe që në rastin konkret i drejtohet Bashkisë për një zgjidhje, pasi ai nuk ka asnjë lidhje në këtë mes dhe se detyrimet e veta i ka shlyer të gjitha. Rreth 450 punonjës të një firme private për prodhimin e këpucëve, rrezikojnë të mbeten pa punë. Shkak është berë vendimi i Bashkisë së Tiranës për të sekuestruar magazinën ku ngrihet ky biznes, pasi pronari nuk ka paguar prej më shumë se 5 vitesh taksën e pronës. Drejtuesi i firmës, i cili ka marrë me qera objektin e bllokuar, kërkon nga Bashkia të gjejë një zgjidhje me pronarin e magazinës i cili është debitor, dhe të mos pengohet puna në fabrikë. “Kam shkuar dy herë për të komunikuar me zotërinjtë e Bashkisë, i kam kërkuar që ti jepet një zgjidhje, të më japin një numër llogarie, një dokument ligjor, që atë që se kanë paguar këtë zotërinjtë, ta paguaj. Në vend që ti jap qeranë zotërisë, t’ia kaloj Bashkisë. Unë këtë zgjidhje po kërkoj, që edhe punëtorët, edhe ne të vazhdojmë punën”. Kanë qenë dhe punonjësit e firmës të cilët kan apeluar ndaj kryebashkikut Erion Veliaj për gjetjen e një zgjidhje, pasi siç shprehen ata, punën në fabrikë e kanë burimin e vetëm të ardhurave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY