Kuvendi vendos mes debatesh me 113 vota “pro”, arrestimin e Mark Frrokut

Kuvendi vendos mes debatesh me 113 vota “pro”, arrestimin e Mark Frrokut

73
0
Shares

Me 113 vota “pro”, 2 “kundër” dhe 2 “abstenim”, Kuvendi i ka hapur rrugë kërkesës së Prokurorisë, për arrestimin e Mark Frrokut.
Pas fjalës së deputetit Mark Frroku, ai ka braktisur seancën plenare, duke mos qenë prezent në momentin e votimit, ndërsa deputeti i mazhorancës, Armando Subash, ka lexuar raportin në emër të shumicës në Këshillin për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin.
Sipas Subashit, “Këshilli për Mandatet në cilësinë e organit përgjegjës morri në shqyrtim kërkesën e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Shqyrtimi i bë mbi bazën e rregullore së Kuvendit. Diskutimi dhe mbledhja e këtij Këshilli u bë në praninë e përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve dhe deputetit. Pasi ne dëgjuam palët dhe diskutimin që u bë, të gjithë deputetët u shprehën në parim dakord për t’i dhënë rrugë kërkesës së prokurorisë, aty kishte dhe pretendime të ndryshme nga deputetët e opozitës… Në dy rastet e fundit, ka disa probleme të diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së Kuvendit. Përfundimisht në emër të Këshillit, por sidomos në emër të deputetëve të mazhorancës ne jemi dakord për të hapur rrugën arrestimit apo ndalimin e deputetit”, përfundoi Subashi.  
Raporti i shkurtër i lexuar nga Armando Subashi, është pasuar me reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilësoi shpërfillje dhe indiferencë raportin e mazhorancës, që nuk thotë asnjë frazë nga kërkesa e Prokurorisë.
“Skandaloze, kur 140 deputetët kërkojnë arrestimin e një deputeti, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetin, i flet deputetëve dhe zgjedhësve duke i konsideruar ata me inferioritet. Përfaqësuesi i mazhorancës duhet ët citojë fraza të prokurorisë, në kërkesën e tyre, për arrestimin enjë deputeti për një ngjarje që gjykata e Apelit në Bruksel e ka dënuar atë”, u shpreh Berisha
Në emër të deputetëve të opozitës në Këshillin për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, deputeti demokrat Arben Sistani, ka shprehur vullnetin e opozitës për ti hapur rrugë kërkesës së prokurorisë, për arrestimin e Mark Frrokut.
Sipas tij, “Është fakt që në mbledhjen e fundit të Këshillit jo vetëm nuk u kërkuan prova por zhvillohet një seancë ala Kadri Hazbiu. Megjithatë jemi ne këtu për ta sqaruar çështjen siç është. Gjatë gjithë kësaj legjislature opozita ka ngritur shqetësimin e përfshirjes së personave me rekorde kriminale në parlament. Në seancën plenare të 20 janarit, ka akuzuar fuqishëm Ramën dhe deputetin e tij Frroku për akuzat në Belgjikë. Kryeministri heshti dhe madje tha se nuk ka fakte për një gjë të tillë. Edhe Kryetari i parlamentit heshti. Partia Demokratike denoncoi edhe fshehjen e një trafikanti në makinën e Frrokut. Por mazhoranca vijoi të heshtë. Mazhoranca nuk mbajti asnjë qëndrim mbi këto fakte tronditëse, por përdori votën e Frrokut. Të gjitha faktet e bëra publike nga opozita, kanë detyruar ndërkombëtarët të kërkojnë nxjerrjen nga Kuvendi të personave me rekorde kriminale, u shpreh midis të tjerave Arben Ristani, duke konfirmuar se, është në dorë të drejtësisë që t’i lidhin duart Edi Ramës dhe detyrë e Kuvendit që t’i hapë rrugë këtij arrestimi”.
Kreu i Partisë Kristiandemokate ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzat që i rëndojnë nga drejtësia shqiptare se është përfshirë në sajimin e historisë së atentatit që deputeti Tom Doshi pretendon se kryeparlamentari Meta kish urdhëruar ndaj tij. Për këtë arsye, Frrokut i është dashur leje nga Prokuroria për të lënë shtëpinë, e për tu bërë pjesë e seancës së të enjtes.
Kuvendi në pikën e tij të parë të rendit të ditës shqyrtoi dy raportet e ardhura nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, ku PD dhe PS bashkuan votat për t’i thënë po arrestimit.


Debatet para votimit
Armando Subashi:
Faleminderit kryetar! Këshilli për Mandatet në cilësinë e organit përgjegjës morri në shqyrtim kërkesën e ardhur nga Prokuroria e  Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Shqyrtimi i bë mbi bazën e rregullore së Kuvendit. Diskutimi dhe mbledhja e këtij Këshilli u bë në praninë e përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve dhe deputetit. Do të thosha që mbasi ne dëgjuam palët dhe diskutimin që u bë, të gjithë deputetët u shprehën në parim dakord për t’i dhënë rrugë kërkesës së prokurorisë, aty kishte dhe pretendime të ndryshme nga deputetët e opozitës. Në dy rastet e fundit, ka disa probleme të diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së Kuvendit. Shqiptarët e kanë të qartë se cila është kërkesa, shumë faleminderit që mendon për mua. Unë e thashë që raportin e keni mbi tavolinë. E rëndësishme është ajo që mendon Këshilli për Legjislacionin. Përfundimisht në emër të Këshillit, por sidomos në emër të deputetëve të mazhorancës ne jemi dakord për të hapur rrugën arrestimit apo ndalimin e deputetit.  
Sali Berisha: Skandaloze, kur 140 deputetët kërkojnë arrestimin e një deputeti, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetin, i flet deputetëve dhe zgjedhësve duke i konsideruar ata me inferioritet. Përfaqësuesi i mazhorancës duhet ët citojë fraza të prokurorisë, në kërkesën e tyre, për arrestimin enjë deputeti për një ngjarje që gjykata e Apelit në Bruksel e ka dënuar atë.
Arben Ristani: Është fakt që në mbledhjen e fundit të Këshillit jo vetëm nuk u kërkuan prova por zhvillohet një seancë ala Kadri Hazbiu. Megjithatë jemi ne këtu për ta sqaruar çështjen siç është. Gjatë gjithë kësaj legjislature opozita ka ngritur shqetësimin e përfshirjes së personave me rekorde kriminale në parlament. Në seancën plenare të 20 janarit, ka akuzuar fuqishëm Ramën dhe deputetin e tij Frroku për akuzat në Belgjikë. Kryeministri heshti dhe madje tha se nuk ka fakte për një gjë të tillë. Edhe Kryetari i parlamentit heshti. Partia Demokratike denoncoi edhe fshehjen e një trafikanti në makinën e Frrokut. Por mazhoranca vijoi të heshtë. Mazhoranca nuk mbajti asnjë qëndrim mbi këto fakte tronditëse, por përdori votën e Frrokut. Të gjitha faktet e bëra publike nga opozita, kanë detyruar ndërkombëtarët të kërkojnë nxjerrjen nga Kuvendi të personave me rekorde kriminale. Akuza e rëndë për vrasje të krijon përshtypjen se Kuvendi është shndërruar në një kaush burgu. Përgjegjësia për këtë degradim është e kryeministrit Rama, pa mbështetjen e shtetasve të akuzuar për vrasje, përdhunim dhe trafik droge nuk do të ishin bërë kurrë deputetë. Mos bërja deputetë do t’i kishte kursyer vendit këtë pasojë të rëndë. Rama e përdori Frrokun për një tjetër skandal, atë të atentatit ndaj dy deputetëve. Por për interesa të ngushta kriminale kryeministri Rama nuk ka lejuar drejtësinë të bëjë punën e saj. guximi i strukturave të policisë për të fshehur një kërkesë ndërkombëtare për të fshehur deputetin Frroku edhe pse provat ishin bërë publike që në 2014. Në këtë mënyrë Edi Rama është ekspozuar plotësisht se me krimin po i imponohet shoqërisë shqiptare. Në kërkesë sqarohet se vëllezërit Frroku kanë pasur tre prostituta në Belgjikë. Mirëpo të gjitha këto nuk e frenuan Ramën që ta mbështeste Mark Frrokun të bëhej deputet. Tashmë është në dorë të drejtësisë që t’i lidhin duart Edi Ramës dhe detyrë e Kuvendit që t’i hapë rrugë këtij arrestimi.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY