Kim Kardashian ka reguar ndaj thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë rreth familjes së saj. Ndërkohë që është përpjekur të shijojë eventin e “New York Fashion Week”, Kim nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve lidhur me fëmijën e tretë, i cili përflitet se do të vijë në jetë përmes një nëne surrogate. Në një intervistë të dhënë për “E! News”, mbrëmjen e së premtes, ajo ka thyer heshtjen për këto thashetheme që qarkullojnë, duke thënë: “Kam parë shumë lajme të ndryshme, ndërkohë që ne ende nuk kemi konfirmuar asgjë. Pra mendoj se kur të jemi gati të flasim rreth saj, do ta bëjmë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/