3 arrestime ne Himare, e rrahen dhe e moren peng nje punetor...

3 arrestime ne Himare, e rrahen dhe e moren peng nje punetor sezonal

91
0
Shares

Tre persona u vune ne pranga pasi dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë nje 41-vjeçari.

“Policia e Himarës, më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: N. M., 26 vjeç, A. M., 31 vjeç (vëllezër), dhe I. M., 26 vjeç, banues ne Himare”, njofton policia e Vlores.

Te tre kanë marrë me forcë në makinën e tyre, shtetasin S. G., të cilin e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë braktisur në një zonë të pyllëzuar, 2 km në lindje të qytetit të Himarës. Pas disa orësh, shtetasi S. G. ka shkuar në banesën që kishte me qira në Himarë, është mjekuar dhe është larguar në drejtim të Sarandës, ku më pas është gjetur në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të personat e arrestuar. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY