Dje në seancë për shkarkimin e Metës, del pozitiv me koronavirus deputeti

Dje në seancë për shkarkimin e Metës, del pozitiv me koronavirus deputeti

151
0
Shares

Deputeti i opozites parlamentare Ralf Gjoni ka njoftuar se eshte i prekur nga koronavirusi. Me postim ne faqen e tij ne Facbeook, ai shkruan se “Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale”.

“Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup”,-shkruan Ralf Gjoni.

Deputeti ka dhene dhe disa keshilla per njerezit, duke qene se vete ndodhet ne keto kushte.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL!

Mos dilni në ambjente publike pa maskë. 😷
Lani duart pa pushim. 🤚
Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit. 🏥
Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.
Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY