“Rritje e rasteve dhe viktimave”, Manastirliu tregon dy vatrat kryesore të përhapjes...

“Rritje e rasteve dhe viktimave”, Manastirliu tregon dy vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit

345
0
Shares

Me rritjen e rasteve të të infektuarve dhe shifrave të viktimave në vendin tonë, si pasojë e Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën një tjetër apel për qytetarët.

Manastirliu shprehet se normaliteti i ri i shkaktuar nga COVID-19 kërkon pak më shumë vigjilencë në përditshmërinë tonë.

Po ashtu thekson se tashmë çdo pakujdesi e vogël, mund të na bëjë bartës të një sëmundjeje, që më pas ua transmetojmë prindërve, gjyshërve apo më të dobtëve.

“Realiteti kërkon “që të heqim dorë për ca kohë – deri kur pandemia të jetë mposhtur prej komunitetit mbarëbotëror të mjekëve dhe shkencëtarëve- nga grumbullimet dhe festat në turma, që sot janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit”, shprehet Manastirliu.

Kërkon që ta shohim distancimin fizik, jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’ua treguar edhe më fort dashurinë. Duke i mbrojtur.

Kërkon që të përdorim maskën atje ku distancimi është i pamundur, dhe të zbatojmë rregullat e higjenës kudo e çdo çast që e kemi të mundur“,-shprehet ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY