Pas infektimit të Veliajt reagon Meta: Duhet strategji më efikase dhe transparente

Pas infektimit të Veliajt reagon Meta: Duhet strategji më efikase dhe transparente

57
0
Shares

Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, i uron shërim sa më të shpejtë kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili njoftoi mëngjesin e sotëm se ishte prekur nga Covid 19.

Meta shkruan se duhet menjëherë një strategji efikase dhe transparente për të përballuar pasojat e kësaj pandemie, që tashmë prej më shumë se 5 muajsh ka goditur edhe vendin tonë.

Ritmet shqètësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësisht edhe të numrit të víktimave, shtrojnë si domosdoshmëri një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rènda të kësaj pandemie të rrèzikshme.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e bëra publike për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Gjithashtu, është tepër e nevojshme garantimi i masave mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari”,-shkruan Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY