Arrestohen 3 persona në Durrës, policia jep detajet

Arrestohen 3 persona në Durrës, policia jep detajet

249
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona. Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre ka rënë në pranga pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndersa dy te tjere kane rene ne pranga pasi dtejtuan mjetet ne gjendje te dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, duke i shkaktuar dëme materiale.

-A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY