DETAJE/Kruja dhe Kurbini vatra të rrezikshme të COVID-19, mungojnë epidemiologët për të gjurmuar rastet

Shares

Fasonerite apo ambjentet me shume punonjes brenda jane kthyer ne vatra te koronavirusit dhe dita dites raportohen rritje te numrit te te prekureve me koronavirs.

Nga Kruja sot raportohen 5 raste të reja pozitive. Katër prej tyre janë punëtorë të një fasonerie në qytet, ndërsa i pesti është anëtar i familjes së një prej të prekurve.

2 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, 3 të tjerët në shtëpi. Me 5 rastet e reja numri i të infektuarve në Krujë shkon në 23.

Ndërkohë Kurbini raportoi 12 raste të reja me Covid-19.Me rastet e reja numri i të infektuarve në Kurbin shkon në 19.

Në Krujë janë mbi 2000 banorë, shkruan shqiptarja.com, familjarë, të afërm të të prekurve që janë vetëizoluar pasi dyshohet si të prekur me COVID-19. Situata përkeqësohet për shkak se në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Krujës, ka vetëm 8 epidemiologë nga 27 bluza të bardha në këtë qendër, e për pasojë e bën më të vështirë edhe gjurmimin e rasteve të reja.

Më këtë qytet janë 27 fasoneri, nga të cilat vetëm 7 janë vetëpezulluar, teksa pjesa tjetër ka vijuar punën normalisht.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...