U shtrua në spital pas shqetësimeve, zyra e presidentit Thaçi jep detaje...

U shtrua në spital pas shqetësimeve, zyra e presidentit Thaçi jep detaje për gjendjen tij

54
0
Shares

Presidenti Hashim Thaçi tashmë ka përfunduar shtrimin në spital brenda kësaj paraditeje për t’u kthyer në shtëpi.

Thaç shkoi për një kontroll sot në QKUK por tashmë është liruar dhe do të vijojë trajtimin në shtëpi. Presidenti shfaqi komplikacione në veshka për shkak të gurëve por tani është në gjendje stabile.

Lajmin e ka bere me dije zyra e presidentit, duke njoftuar se “pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë”.

Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY